Haradinaj premton 500 milionë euro për të mbajtur rininë në Kosovë

18.01.2025

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi ka mbështetur tubimin e AAK-së në Deçan dhe ka premtuar një investim prej 500 milionë eurosh për të mbështetur bizneset e reja dhe për të nxitur rininë kosovare të qëndrojë në vend.

Haradinaj premton 500 milionë euro për të mbajtur rininë në Kosovë

“Rinia e Kosovës është më e mira në Botë. Janë shpirti e zemra e këtij populli. Ne nuk kemi djem e vajza për mërgim. E kemi obligim t’i kthejmë e të ardhmën e tyre ta garantojmë këtu, e jo në gyrbet”, u shpreh Haradinaj para një turme entuziaste.

Kandidati i AAK-së theksoi se qeverisja e tij do të fokusohet në krijimin e mundësive të reja ekonomike, veçanërisht për të rinjtë, me qëllim që të ndalojë emigracionin në masë.

“500 milionë euro janë një investim në të ardhmen e vendit tonë. Me këto fonde do të mbështesim bizneset e reja, do të krijojmë vende të punës dhe do t’i japim mundësi të rinjve tanë të realizojnë ëndrrat e tyre këtu në Kosovë”, shtoi Haradinaj.

Etiketat

Ofertat e fundit