Haradinaj: Nuk jam në dashni të madhe me PDK e LDK, por Kurtin duhet ta heqim nga pushteti

para 33 dite

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të punojë me LDK’në dhe PDK’në për ta larguar kryeministrin Kurti nga pushteti.

Haradinaj: Nuk jam në dashni të madhe me PDK e LDK, por Kurtin duhet ta heqim nga pushteti

“Kush mund ta ndryshojë Kurtin, duhet opozita. Unë nuk them që jam në dashni të madhe as me PDK as me LDK-në, por më duhet të punoj me ta, për me e hjek këtë njeri”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së të UÇK-së në Pejë.

“Na duhet një ndryshim, jam optimist, s’kam qenë kurrë ma optimist sesa jam sot, do t’i kryej këto punë që i kam qit para vetes, e di çka na pret, por e di që do ta kem mbështetjen e aleatëve”, tha ai.

Tutje Haradinaj ka thënë se ushtria e Kosovës ka çfarë i jep NATO-s, në kapacitetet e saj, sipas tij, ajo është elitare.

“Ardhja e presidentit Trump ka çu një sinjal të mirë se sistemi i tyre është më i miri në botë. Atë ditë Amerika u ngrit, jo vetëm që është lidere ushtarake, e fuqishme politike, por demokracia edhe njëherë dëshmoi aty”.

LEXO EDHE:  KQZ: Nuk mund të certifikohet si kandidat një person i cili është dënuar në tri vitet e fundit

“E kur vjen Trumpi si president, jam ngut që ta bëjë një plan e ta dërgoj në tryezë, një plan, një propozim ma të mirë, e që është hyrja direkte në NATO, jo me na lënë mu sjell rrotull atje për partneritete për paqe. Po ashtu ushtria jonë ka çfarë i ofron NATO-s. Ushtria jonë, ju siguroj, në atë kapacitetin e vet është elitare. Është e certifikuar, dominim, kërkim-shpëtim, e shumë të tjera”.

Po ashtu ai shton se Kosova mund të hyjë në NATO edhe pa e njohur Serbia dhe duke i munguar ‘ato nënshkrimet e nevojshme’.

Etiketat