Haradinaj: Malisheva foli me zemër të madhe!
26.01.2025
Në një tubim elektoral të organizuar në Malishevë, Ramush Haradinaj u prit me entuziazëm nga mijëra përkrahës.
Në fjalimin e tij, Haradinaj theksoi rëndësinë e bashkimit të të gjithë forcave patriotike për të ndërtuar një Kosovë më të mirë për të gjithë qytetarët.
“Sot, këtu në Malishevë, ne dëshmuam se bashkimi ynë është më i fortë se kurrë. Së bashku, do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, ku të gjithë të kenë mundësi të barabarta. Një Kosovë e sigurt, ku sundon ligji dhe drejtësia”, u shpreh Haradinaj.