Haradinaj: Kosova ka miq e aleat të fuqishëm, të keqe e ka veç Qeverinë

para 54 dite

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova të keqe e ka vetëm qeverinë.

Haradinaj: Kosova ka miq e aleat të fuqishëm, të keqe e ka veç Qeverinë

Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti nuk e kupton se zgjidhja është anëtarësimi i shpejtë në NATO.

“Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që Kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon. Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë.

Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se qeveria do të ndërrohet me 9 shkurt.

“Ne e ndrrojmë Qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë. Debatet tjera janë operacion shpërqendrimi nga Kurti paranojak”, është shprehur Haradinaj.

Etiketat

Ofertat e fundit