Hamza premton: Mësimdhënësve do t’u rriten pagat për 50%

para 28 dite

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se i mbështet kërkesat e Sindikatës së Arsimit, madje shton se do të rris pagat e mësimdhënësve për 50 për qind.

Hamza premton: Mësimdhënësve do t’u rriten pagat për 50%

Përmes një postimi në Facebook, Hamza shton se do të ketë digjitalizim të shkollave dhe  integrim të teknologjisë në mësimdhënie, po ashtu edhe bursa për nxënës e studentë në mënyrë që asnjë i ri të mos mbetet prapa për shkak të gjendjes ekonomike.

“I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse mbështetja e tyre është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar. Rritje të investimeve në arsim dhe paga 50% më të larta për mësimdhënësit. Digjitalizim të shkollave dhe integrim të teknologjisë në mësimdhënie. Bursa për nxënësit dhe studentët, në mënyrë që asnjë i ri të mos mbetet prapa për shkak të gjendjes ekonomike. Politika që rikthejnë dinjitetin e mësuesit dhe e bëjnë arsimin prioritet kombëtar”, ka shkruar Hamza.

Etiketat

Ofertat e fundit