Hamza në Suharekë: Energjia e ripërtëritshme është e ardhmja

para 7 dite

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij në një kompani në Suharekë, ka theksuar rëndësinë e energjisë së rinovueshme si një shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit.

Hamza në Suharekë: Energjia e ripërtëritshme është e ardhmja

Duke vlerësuar punën e e kompanisë që ka vizituar Hamza e ka cilësuar këtë kompani si një shembull të suksesit të sektorit privat në fushën e energjisë solare. “Kjo kompani është dëshmi se energjia solare nuk është vetëm e mirë për mjedis, por është edhe një mundësi e shkëlqyer për zhvillim ekonomik”, ka thënë ai.

Një nga premtimet kryesore të Hamzës gjatë kësaj vizite ka qenë krijimi i një agjencie “One-Stop-Shop” që do t’i përshpejtojë dhe lehtësojë procedurat për investitorët në energjinë e rinovueshme. “Sot, për të fituar leje për investime në energjinë e rinovueshme, nevojiten shumë dokumente dhe procedura të komplikuara. Kjo e bën investimin më të vështirë dhe më të gjatë. Ne duhet të ndryshojmë këtë situatë dhe t’i japim mundësi investitorëve të realizojnë projektet e tyre sa më shpejt”, ka shtuar Hamza.

Etiketat

Ofertat e fundit