Kandidati i AAK-së nga Suhareka, Blerim Kuçi është shpërblyer me mirënjohje për komtributin e dhënë gjatë kohës sa ishte deputet për fshatin Nepërbisht.
këtë e ka bërë të ditur vetë Kuçi përmes një njoftimi në Facebook.
“Edhe Fushata ka emocionet e paharrueshme.
Sonte fshati Nepërbisht më ndau ”Mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj këtij fshati” . Për mua ishte privilegj e kënaqësi, por më shumë ka kuptimin e përgjegjësisë ndaj secilit besim të qytetarit që kam përfaqësuar dhe që do të përfaqësoj në Parlamentin e Kosovës.
E rëndësishme ishte edhe biseda me bashkëqytetarët e Therandës, ku prezent ishin edhe kolegët e mi të koalicionit AAK-PSD , me të cilët shfaqëm platformat e qeverisë së ardhshme mbi zhvillimin ekonomik, shëndetesinë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve” ka shkruar Kuçi.
Kujtojmë se Blerim Kuçi është kandidat për deputetë i koalicionit AAK-PSD(119) dhe ka numrin 28.
