Sipas njoftimit të Bytyqit, autoritetet po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat dhe për të verifikuar saktësinë e informacionit.
“Sot është raportuar se një person ka fotografuar votën dhe e ka publikuar atë në aplikacionin WhatsApp. Policia, në konsultim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vërtetësisë së rastit”, thuhet në konfirmim.
Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat zgjedhore dhe të mos publikojnë votën e tyre, pasi kjo përbën shkelje të ligjit zgjedhor dhe mund të ndiqet penalisht. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.