Ditën e premte Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pse e kishte rritur numrin e anëtarëve të kryesisë, nga 23 në 33, në kryesinë e saj të re nuk kishte emëruar asnjë nga anëtarët e degës së LDK-së në Suharekë.
E për këtë flet edhe kryetari i kësaj dege, Dr. Ardian Shala. Në një përgjigje për SuharekaOnline Shala thotë se ishte miratim i këshillit të përgjithshëm që propozimin nga kryetari i LDK ta mbështesin në këtë formë. Normal që si degë do të ishte më mirë që të kemi përfaqësim, por kjo asesi nuk do e zbeh angazhimin tonë për të punuar për në cakun tonë, fitoren e LDK-së.
Dr.Ardian Shala ka folur edhe për koalicionin me LVV duke e cilësuar si më të rrugës për LDK, të shkoj e vetme në zgjedhje por edhe koalicionin me VV e shohim normal ( kuptohet me një pershtatje të programit dhe me një zbutje tonesh mes njea tjetres si subjekte).
Ndërsa i pyetur për disponimin e tij për të garuar për deputetë në zgjedhjet e parakohshme ai ka thënë se kjo varet nga shumë faktor por gjithsesi është një opsion i hapur.
Dr.Ardian Shala gjithashtu ka treguar se LDK në Suharekë janë në udhë të mirë për të dalë partia e parë si në Komunën e Suharekës ashtu edhe në Kosovë.