Kandidati për kryeministër dhe njëherit kryetari i LVV-së, Albin Kurti këtë të dielë duke filluar nga ora 13:00 do të mbajë tubim në Komunën e Suharekës.

Lideri Kurti më 29 shtator në qytetin e Suharekës para simpatizantëve dhe qytetarëve do të shpalos programin e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje garon me numrin 126 dhe nga Suhareka ka kandidatët: Salih Zyba 110, Drita Kabashi 62 dhe Liridon Fandaj 108.