Lëvizja Vetëvendosje në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore ka mbajtur tubim në Kamenicë.
Gjatë këtij tubimi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se ka ardhur dita e shtetit që lufton krimin e organizuar dhe ku qytetarët e pushtetarët janë të barabartë para ligjit.
Në tubim folën edhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë.
Kandidati Bajram Mavriqi bëri thirrje për ta bërë ndryshimin e madh.
“Ata duan që ne ta braktisim Kosovën e Dardanën, mirëpo ne u përgjigjemi atyre: shpirti nuk shitet dhe atdheu nuk braktiset” tha Kryetari i Qendrës Mavriqi.