Veton Qipa, njëri nga themeluesit e degës së Alternativës në Prizren, ka aderuar sot në Lëvizjën e Vetëvendosjës.

E këtë e bëri të dituri kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti, në llogarin e tij Facebook.

Veton Qipa ka thënë se vetëm të bashkuar, mund të sjellin ndryshimet në Kosovë.

“Veton Qipa, qytetar i respektuar i Prizrenit i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Vetoni ka qenë i angazhuar politikisht në partinë e Alternativës më parë, si themelues i degës së saj në Prizren dhe anëtar i kryesisë së kësaj dege. Me paraqitje modeste në publik, ai është një ekonomist dhe afarist i suksesshëm që e shton përfaqësimin dhe punën e Lëvizjes në qytetin e bukur të Prizrenit por edhe anasjelltas. Nga takimi i fundit kur edhe u bë pjesë e jona, ai tha se vetëm të bashkuar mund t’i sjellim ndryshimet e nevojshme në këtë shoqëri. Unë u pajtova me të, erdhi dita!

https://www.facebook.com/albini2017/posts/692454951254392