Sot zyrtarisht u aderuan re anëtarë të rinj në partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje.

Kreu i partisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  po vazhdo të mirëpret anëtarë të rinj të cilët po i  bashkohen partisë së tij.

Tre anëtarët të cilët u aderuan në Lëvizjen Vetëvendosje janë: Astrit Rexhepi, Ardiana Veseli dhe Mufail Salihaj.

Kreu i partisë, Albin Kurti, përmes një postimi në facebook, ka prezantuar anëtarët e rinj duke ngritur lartë profilin e secilit prej tyre, duke thënë se me angazhimin e dijeve dhe të përvojës së profesionistëve të zotë, do të shohim një gjallërim në të gjitha fushat e jetës.

“Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe me angazhimin e dijeve dhe të përvojës së profesionistëve të zotë, do të shohim një gjallërim në të gjitha fushat e jetës e shoqërisë në Kosovë si dhe një shtim të larmisë së ekonomisë së vendit. Fara e zhvillimit është mbjellur tashmë” ka shkruar Kurti.