Në secilin tubim të deritashëm, edhe në fshatin Studençan mbështetja për Lëvizjen VETËVENDOSJE! sa vjen e bëhet më e fuqishme.

Dhjetëra përkrahës të Lëvizjes edhe në këtë fshat dëshmuan se 6 Tetori është dita e ndryshimit, ndërsa alternativa është Lëvizja VETËVENDOSJE!. Në këtë tubim morën pjesë kandidatët për deputet: Rexhep Selimi, Drita Millaku, Drita Kabashi, dhe Salih Zyba.

Fondi Sovran i Republikës, i cili do t’i marrë në pronësi asetet strategjike të Kosovës, do ta ketë përgjegjësi rritjen e vlerës së këtyre aseteve, me theks të veçantë: Trepça, Telekomi dhe Posta.

Rimëkëmbja e Arsimit, Ndërmarrësit e Republikës, Rinia e Inovacionit, Granti i Katërt që ka të bëjë me investime kapitale për komunat, do të jenë disa nga masat e qeverisjes Kurti.

Ndryshimi i nevojshëm dhe i domosdoshëm për Republikën me 6 Tetor do të konfirmohet përmes votës masive për Albin Kurtin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Sepse, erdhi dita për drejtësi, erdhi dita për barazi, erdhi dita për zhvillim, erdhi dita për rini, erdhi dita për arsim, e erdhi dita për punësim.