Lideri i PDK-së, njëherit edhe kandidat për kryeministër i Kosovës, Kadri Veseli, sot ka qenë në fushat elektorale në fshatin Buroj të Skenderajit.

Ai në vendlindjen e presidentit Hashim Thaçi, është pritur nga një numër i madh i qytetarëve dhe nga babai i Thaçit.

Veseli ka thënë se sa herë e takon bacën Haxhi, merr nga ai mirësi dhe urtësi.

“Në Burojën mikpritëse, me miqtë e mi të përzemërt, ku ndjehem si në shtëpinë time. Sa herë që e takoj bacin Haxhi, marr gjithmonë nga ai shumë urtësi e mirësi”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1369881999853669