Anëtarët e Kryesisë së LDK’së të cilët janë zgjedhur më 23 gusht pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, sot përsëri i janë drejtuar selisë qendrore të partisë, prej ku kanë dalur me një emër që e kanë nominuar për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.
Brenda mbledhjes së kryesisë së LDK’së thonë se tashmë është vendosur që anëtarja e kryesisë, Vjosa Osmani të jetë kandidatja e kësaj partie për kryeministre.
Deri ishte përfolur emri i Vjosa Osmanit, si kandidate potenciale për kryeministre nga radhët e LDK-së.