Lista prej 110 kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të ketë emrin e ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj.

Këtë e ka konfirmuar vet z.Sali Asllanaj në një lidhje telefonike për portalin SuharekaOnline. I pyetur nëse Asllanaj do të jetë në listën për deputetë ai ka thënë se nuk do të jetë.

Krerë të LDK-së vazhdimisht kanë premtuar që lista e tyre për deputetë do të jetë listë e pastër me persona që nuk kanë problem me ligjin.

Tani mbetet të shihet nëse tre kandidatët tjerë Ardian Shala, Shqipe Ramaj dhe Bexhet Kuçi do të jenë në listën për deputetë.