Është dorëzuar koalicioni i parë parazgjedhor në Komisionin Qendror Zgjedhor. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se ky koalicion mban emrin Vakat.

“Kemi pranuar një deklaratë për Koalicion Parazgjedhor me emërtimin: Koalicioni Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bosnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bosnjaka”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se sot është dita e fundit kur partitë politike do të mund të lidhin koalicionet parazgjedhore.