Nga dita e sotme të gjithë mërgimtarët që jetojnë në vende të ndryshme do të kenë mundësi që të votojnë përmes postës.
Sipas KQZ-së diaspora kanë afat gjithsej 17 ditë që të mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për kryeminstër si dhe kandidaët për deputetë, transmeton Indeksonline.
“Të gjithë aplikuesit të cilët do të regjistrohen suksesshëm gjatë periudhës së aplikimit, do të mundë të votojnë përmes postës nga data 18 shtator e deri më 4 tetor. Pra janë 17 ditë në dispozicion për të votuar. Brenda pak ditëve ne do të fillojmë edhe informimin e qytetarëve, në mënyrë që ata t’i kenë të qarta procedurat që duhet t’i ndjekin për votim”, kishte deklaruar disa ditë me parë, Valmir Elezi nga KQZ.
Poashtu, është bërë KQZ ka pranuar mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Afati për të votuar do të jetë i hapur deri me 4 tetor.
Kujtojmë se dje KQZ ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.