“Cep më cep”, LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
para 21 dite
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë aktive në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Të martën, përfaqësues të lartë të partisë, duke përfshirë ministra dhe kryetarë komunash, u takuan me vajza dhe gra në Podujevë.
Në një tubim elektoral të organizuar posaçërisht për gratë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ministri i Financave, Hekuran Murati, së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, diskutuan me të pranishmet për çështjet që i shqetësojnë ato dhe për programin e LVV-së.
“Gratë janë motori i fitores sonë, ato janë potenciali i pashterueshëm për vazhdimin e progresit shoqëror e barazisë cep më cep”, thuhet në njoftimin e LVV-së.