Byroja për konfiskimin e pasurisë – Kurti: S’kanë ku me shku ma, duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret

para 7 dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një tubimi në Mitrovicë të Jugut ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të ndërmerren hapa të vendosur për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Byroja për konfiskimin e pasurisë – Kurti: S’kanë ku me shku ma, duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret

Kurti ka riafirmuar qëndrimin e tij kritik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar atë se ka penguar reforma të rëndësishme, siç është ajo e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

“Në mandatin e ardhshëm patjetër duhet ta reformojmë me shpejtësi sistemin e drejtësisë,” ka deklaruar Kurti. Ai ka shtuar se qeveria e tij është e vendosur të krijojë një byro të posaçme për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe se “s’kanë ku me shku ma” duke iu referuar mundësive të Gjykatës Kushtetuese për të bllokuar këtë iniciativë.

“Të dashur mitrovicas, deri tash e kanë shty, nuk munden ma. Një herë Gjykata Kushtetuese na rrëzoi 5 me 2. Tash prapë është në Gjykatë Kushtetuese (Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme). S’kanë ku me shku ma. Do të bëhet Byroja. Secili do të tregojë sa ka pasuri. Nuk kemi kurrgjë kundër njerëzve të pasur, veç duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret,” ka theksuar Kurti.

Etiketat

Ofertat e fundit