Barazia gjinore në proceset zgjedhore, KQZ me fushatë ndërgjegjësuese

para 14 dite

Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë fushatën ndërgjegjësuese për promovmin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore në Republikën e Kosovës.

Barazia gjinore në proceset zgjedhore, KQZ me  fushatë ndërgjegjësuese

Kjo është një iniciativë e dedikuar për të promovuar dhe mbështetur përfshirjen aktive të grave dhe vajzave në proceset demokratike. Pjesëmarrja në zgjedhje është një nga mënyrat më të rëndësishme për të siguruar që interesat e grave dhe vajzave të përfshihen në politikat e nivelit qendror dhe lokal.

Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në proceset zgjedhore, do të organizohen 10 tryeza të diskutimit, që do të përfshijë të gjita komunat e Republikës së Kosovës.

Me anë të kësaj fushate ndërgjegjësimi, KQZ synon të forcojë bashkëpunimin midis akterëve zgjedhorë dhe të nxisim një angazhim më të madh të grave dhe vajzave në proceset demokratike, duke kontribouar në një shoqëri më të barabartë në aspektin gjinor.

Kalendari i 10 tryezave është si në vijim:

  1. Gjilan – Tryeza do të mbahet në “Hotel Astoria“ Gjilan, më datën 19/11/2024, duke filluar nga ora 10:00. Pjesëmarrësit do të përfshijnë komunat: Gjilan, Partesh dhe Viti.
  2. Kamenicë – Tryeza do të mbahet në “Hotel Astoria“ Gjilan, më datën 21/11/2024, duke filluar nga ora 10:00. Pjesëmarrësit do të përfshijnë komunat: Kamenicë, Ranillug, Kllokot dhe Novobërdë.
  3. Mitrovicë e Veriut – Tryeza do të mbahet në “Hotel Ador“, më datën 22/11/2024, duke filluar nga ora 10:00.  Pjesëmarrësit do të përfshijnë komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
  4. Dragash –  Tryeza do të mbahet në “Hotel Meka “, më datën 25/11/2024, duke filluar nga ora 10:00.
  5. Gjakovë – Tryeza do të mbahet në “Qarshia e Jupave”, më datën 02/12/2024, duke filluar nga ora 10:00. Pjesëmarrësit do të përfshijnë komunat: Gjakovë, Rahovec, Deçan dhe Junik.
  6. Ferizaj – Tryeza do të mbahet në “Hotel Rubis “ Ferizaj, më datën 03/12/2024, duke filluar nga ora 10:00. Pjesëmarrësit do të përfshijnë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit dhe Shtërpcë.
  7. Prishtinë – Tryeza do të mbahet në “Hotel Sirius”, më datën 05/12/2024, duke filluar nga ora 10:00. Pjesëmarrësit do të përfshijnë komunat: Prishtinë, Drenas, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, dhe Graçanicë.
  8. Mitrovicë e Jugut – Tryeza do të mbahet në “Hotel Palace”, më datën 10/12/2024, duke filluar nga ora 10:00.  Pjesëmarrësit do të përfshijnë komunat: Mitrovicë e Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj.
  9. Prizren – Tryeza do të mbahet në “Hotel Premium”, Prizren, më datën 12/12/2024, duke filluar nga ora 10:00. Pjesëmarrësit do të përfshijnë komunat: Prizren, Mamushë, Malishevë dhe Suharekë.
  10. Pejë – Tryeza do të mbahet në “Hotel Dukagjini”, Pejë, më datën 17/12/2024, duke filluar nga ora 10:00. Pjesëmarrësit do të përfshijnë komunat: Pejë, Istog edhe Klinë.
LEXO EDHE:  Haradinaj premton pensione prej 500 euro për personat me nevoja të veçanta

Etiketat