Analisti, Astrit Gashi, ka folur për kandidaturën e PDK’së për kryeministër, ku kandidatë është Kadri Veseli
Gashi tha se PDK është parti që ka strukturë dhe bazë të madhe dhe se mundet me marrë vendin e parë.
“PDK e ka një strukturë me ba me hi në funksion total mundet me qenë në vendin e parë, për qito po thom, këta tjerët janë duke e shpallë PDK’në humbës, kurrë nuk ka qenë më lehtë me dalë e para”, tha Gashi.
Tutje, Gashi tha se PDK mund të dal e para, dhe se nuk mundesh me pasë vijë të kuqe kundër PDK’së sepse kanë një bazë të madhe si parti.
Këto komente Gashi i ka bërë në emisionin Debat+ në Tv Dukagjini.