Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe kandidat për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth programit qeverisës së VV-së si dhe ka treguar se dita e kujt ka ardhur.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë një tubimi me qytetarë ka thënë se i ka ardhur fundi të gjitha mashtrimeve.

Këtë ai e ka bërë të ditur edhe përmes një postimi në llogarin e tij në Facebook, ku Kurti ka thënë se tani më ka ardhur dita e minatorit, e punëtorit si dhe e studentit e profesorit për të hapur një kapitull të ri për shtetin e Kosovës.

“Erdhi dita jonë, mashtrimeve të tyre u ka ardhë fundi, erdhi dita e VETËVENDOSJE!-s. Erdhi dita e minatorit e punëtorit, e nxënësit, studentit e profesorit, e mjekut dhe arsimtarit, e grave dhe burrave, me 6 tetor, të gjithë, të rinj e të moshuar e të rinj në zemër, do të dalim në votime, do ta votojmë numrin 126 dhe do të hapim një kapitull të ri për Kosovën me faqe të bardhë për Republikën”, ka thënë Albin Kurti.