LVV
PDK
LDK
AAK

Albin Kurti premton zhvillim për Shtimën: Projekte të mëdha në infrastrukturë dhe shëndetësi

para 24 dite

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Shtime, ka premtuar projekte të mëdha infrastrukturore dhe të shëndetësisë për këtë komunë.

Albin Kurti premton zhvillim për Shtimën: Projekte të mëdha në infrastrukturë dhe shëndetësi

Kurti u prit me entuziazëm nga banorët e Shtimes, të cilët u bashkuan në numër të madh për të dëgjuar vizionin e tij për të ardhmen e vendit.

“Në qeverinë tonë i kemi rritur bujkut arrën, studentit bursën e ushtarit armën. Qeveria e LVV-së ja ktheu ekonomisë së vendit prodhimin”, u shpreh Kurti, duke theksuar arritjet e qeverisë së tij në mandatin e kaluar.

Kryeministri në detyrë premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojë të investojë në infrastrukturë, duke përmendur ndërtimin e kompleksit memorial në Reçak, autostradën Duhel-Shtime dhe modernizimin e rrjetit të autostradave. Gjithashtu, Kurti premtoi investime në shëndetësi, duke përfshirë ndërtimin e Qendrës Multifunksionale dhe një enti special për shëndetësinë.

“Shteti i cili është i domosdoshëm për siguri e mirëqenie edhe për brezat e ri, ndaj të cilëve kemi përgjegjësi”, tha Kurti, duke theksuar se qeveria e tij do të vazhdojë të punojë për të siguruar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Albulena Haxhiu, një tjetër figurë e Lëvizjes Vetëvendosje, premtoi se në mandatin e ardhshëm do të realizohen reformat në drejtësi që janë vonuar. “Në mandatin e qeverisë Kurti tre, të gjitha qe reformat që i kemi nisur në drejtësi do të realizohen”, tha Haxhiu.

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e përshkroi këtë dekadë si dekadën e Albin Kurtit dhe prezantoi projektet e realizuara në komunë, duke përfshirë ndriçimin e rrugëve, ndërtimin e trotuareve, parqeve dhe një stadiumi të ri.

Etiketat

Ofertat e fundit