Albin Kurti nominohet për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025

para 45 dite

Albin Kurti është nominuar sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje si kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Albin Kurti nominohet për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025

Albin Kurti ishte kandidat i vetëm për kryeministër. Kurti u propozua nga Glauk Konjufca.

Para delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nënkryetari i kësaj partie, dhe njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se që nga pavarësia e vendit, kjo qeverisje ishte më e suksesshme për qytetarët dhe për Kosovën.

“Le ta mendojmë edhe një herë në qetësi dhe larg dezinformatave që për sovranitetin e Kosovës, për ushtrinë tonë për buxhetin tonë, për policinë tonë, për sigurinë tonë dhe për të gjithë sektorët vitalë e të jetës sonë institucionale, publike e shoqërore janë më mirë të organizuar sesa në vitin 2020 e më parë”, deklaroi Konjufca, transmeton RTK.

Etiketat

Ofertat e fundit