Albin Kurti nis fushatën në Gjakovë: “Qyteti që ka pësuar më së shumti gjatë luftës”

11.01.2025

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur sot fushatën elektorale në qytetin e Gjakovës.

Duke filluar nga fshatrat Cërmjan dhe Bec, Kurti ka theksuar rëndësinë e këtij qyteti, i cili sipas tij, ka pësuar më së shumti gjatë luftës së fundit.

“Jam shumë i gëzuar që jemi në Cermjan, po ja fillojmë fushatës në Gjakovë, qyteti që ka pësuar më së shumti gjatë luftës së fundit”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Kurti ka njoftuar se fushata zyrtarisht do të hapë në orën 18:00 në sallën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë. “Ditë e bardhë për të filluar fushatën faqebardhë. Po e nisim me Gjakovën e Gjakovës ia nisëm me fshatrat Cërmjan dhe Bec për të takuar banorët e rajonit të Dushkajës. Vazhdojmë përgjatë ditës me vizita e takime cep më cep të Gjakovës. Në orën 18:00 takohemi në Sallën e Sportit “Shani Nushi”, për tubimin e hapjes të fitores së zemrave të 9 shkurtit!”, ka shtuar ai.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1152784856215240