“Historia duhet të flasë edhe më 9 shkurt. Kur të na shikojnë pas, për të parë se si në momentet më të rëndësishme të vendit, në udhëkryqin më të madh historik të shtetbërjes, e djathta u bë bashkë, për të dhënë të pamundurën, për të bërë të pamundur, për të bërë vet ndryshimin!” – tha Abdixhiku.
Duke e quajtur Prizrenin simbol të fitores për LDK-në, ai ka theksuar se synimi i vetëm është fitorja.
“E djathta u bë bashkë në Prizren! Dhe nga Prizreni i dha LDK-së ndjenjën e fitores! Fitore pra, dhe asgjë më pak!” – përfundoi Abdixhiku.