Abdixhiku: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgjedhor të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, dha premtimin se si do jetë Kosova me të në krye.
Sipas tij, Kosova me të në krye, do të anëtarësohet në NATO, BE dhe do të jetë gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këto, Abdixhiku i tha pasi listoi të “bëmat” e Qeverisë Kurti.
“Republika e Kosovës sot udhëhiqet nga mosbesues së saj, nga një qeveri e paaftë dhe populiste, çmimi i së cilës është i papërballueshëm për të gjithë qytetarët pa përjashtim, por mbi të gjitha i rrezikshëm për fondamentet e ndërtuara nga dy subjektet tona politike përgjatë historisë 35-vjeçare. Përplasja me aleatët tanë thelbësorë, me ata që bënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë bashkë me ne, për secilin të djathtë, e secilin patriot në Kosovë. Kosova është në një krizë të thellë ekonomike”.
“Këtë gjendje ne të djathtit s’mund ta pranojmë, ne të djathtit e republikës s’duhet ta pranojmë. Prandaj prezenca jonë është jetike, e domosdoshme, prandaj zgjedhjet e ardhshme duhet t’i merrni si jetike. LDK-ja dhe PShDK-ja kanë edhe potencial politik, edhe njerëzor, edhe profesional, por mbi të gjitha kanë vullnet dhe dije që postulatin e djathtë, identitar të Republikës së Kosovës, një Kosovë shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, njohësi e përhershme me ShBA-në, ta mbajmë postulat të tashmes dhe të ardhmes pa asnjë kompromis. Për këtë qëndrojmë ne, për këtë qëndrojmë bashkërisht”, tha i pari i LDK-së.
Po ashtu, Abdixhiku përmendi raportet e mirëfillta të LDK-së me PShDK-në, dhe se si kjo e djathë i duhet Kosovës.