Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve – LDK, gati për fitore! Me 9 shkurt, Kosova do të thërrasë ndryshimin!”

para 5 dite

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpallur zyrtarisht gatishmërinë për nisjen e fushatës elektorale më 9 shkurt, një moment që ai e konsideron si hap vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve – LDK, gati për fitore! Me 9 shkurt, Kosova do të thërrasë ndryshimin!”

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të mbajtur në selinë qendrore të partisë, ku Abdixhiku u takua me kryetarët e degëve nga e gjithë Kosova.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku theksoi se LDK-ja tashmë ka ringritur bazat e saj, duke përforcuar strukturat organizative dhe duke frymëzuar një mobilizim të madh qytetar. “Energjia jonë buron nga mobilizimi i madh qytetar që po na përcjell në secilin aktivitet tonin, me njerëz të ri që po i bashkohen vizionit tonë për ndryshim – çdo ditë, në çdo fshat e në çdo qytet!” – deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se LDK-ja po hyn në këtë garë me një besim të jashtëzakonshëm dhe me një momentum që, sipas tij, është i pakrahasueshëm.

Në qendër të fushatës së LDK-së qëndron programi “Rruga e Re”, i përgatitur nga një ekip prej 270 ekspertësh. Ky program synon të sjellë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballet Kosova dhe të krijojë mundësi të reja për qytetarët. Abdixhiku premtoi një të ardhme të ndritshme për çdo qytetar dhe çdo familje, duke e ndërlidhur këtë vizion me profesionalizmin dhe përkushtimin e ekipit të tij.

Në përfundim të takimit, Abdixhiku i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në këtë rrugëtim për ndryshim. Duke vendosur datën 9 shkurt si momentin vendimtar, ai tha: “124 është numri i ndryshimit, 9 shkurti është dita e fitores!”

Etiketat

Ofertat e fundit