LVV
PDK
LDK
AAK

AAK-ja nesër nis zyrtarisht fushatën në Suharekë, Muharremaj: “Për një Kosovë Fituese!”

para 30 dite

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të nisë zyrtarisht fushatën elektorale në komunën e Suharekës më datë 14 janar 2025, në ora 17:30.

AAK-ja nesër nis zyrtarisht fushatën në Suharekë, Muharremaj: “Për një Kosovë Fituese!”

Aktiviteti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Këtë njoftim e ka bërë kryetari i degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj, duke ftuar të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në këtë ngjarje. Me hashtagun #KosovënFituese, AAK-ja synon të theksojë vizionin e saj për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar.

“Me shumë entuziazëm ju ftojmë të bashkohemi në këtë aktivitet të rëndësishëm për të gjithë ne. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Suharekën dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës,” ka thënë Muharremaj.

Etiketat

Ofertat e fundit