Zyrtare, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit

14.01.2021

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit. Këtë e ka konfirmuar, kreu i LVV-së, Albin Kurti në një konferencë për media, ku ka thënë se me Vjosa Osmanin do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Sot kur na ndajnë një muaj […]

Zyrtare, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.

Këtë e ka konfirmuar, kreu i LVV-së, Albin Kurti në një konferencë për media, ku ka thënë se me Vjosa Osmanin do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet jemi të gëzuar që të ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë” ka thënë Kurti.

“Osmanin dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion. Për një shoqëri me shëndet e arsim” ka thënë ai.

“Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë. Të shtunën e 16 janarit e dorëzojmë listën e kandidatëve”, ka njoftuar kreu i LVV-së, Albin Kurti.