Zyba: Sot fushatën në Therandë ua përkushtuam grave dhe vajzave që janë në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kandidati për deputet nga LVV, Salih Zyba sot ka qëndruar në Suharekë, ku ka takuar gratë dhe vajzat që janë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zyba përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot fushatën në Therandë ua përkushtuam grave dhe vajzave që janë në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Po ashtu Zyba i cili mban numrin 110 në listën e kandidatëve për deputetë ka thënë se pa angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre nuk do të kishte progres në shoqërinë tonë, e as rritje të organizatës sonë.

Sipas Zybës Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë angazhohet për barazi dhe emancipim.

“Për barazi dhe emancipim Lëvizja angazhohet vazhdimisht ndonëse asnjëherë nuk do të jetë mjaftueshëm”, ka shkruar Zyba në Facebook.

RAPORTO