Zyba: Qeveria Kurti 2 do ta stimulojë angazhimin e studentëve me punë praktike në institucionet publike

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba i cili mbanë numrin 110 në listën e kësaj partie sot ka takuar disa studentë.

Zyba i shoqëruar nga kandidatja për deputete nga LVV’ja, Albana Gashi gjatë ditës së shtunë janë takuar me disa studentë, të cilët janë njëra nga kategoritë që i prijnë ndryshimeve.

Nga kandidatët e LVV’së kanë thënë se Qeveria Kurti 2, do ta stimulojë angazhimin e studentëve nëpërmjet punës praktike në të gjitha institucionet publike në vend.

Gjithashtu ata janë zotuar se në institucionet publike do të hiqen tarifat për pagesën e semestrit si dhe buxheti i bursave për studentët do të avancohet.

Njoftimi i plotë:

Studentët janë një prej kategorive që i prinjë ndryshimeve, me disa prej tyre sot u takuan kandidatët për deputetë, Albana Gashi dhe Salih Zyba.
Qeveria Kurti 2, do të stimulojë angazhimin e studentëve nëpërmjet punës praktike në të gjitha institucionet publike në vend, në institucionet publike do të hiqen tarifat për pagesën e semestrit, si dhe buxhetimi i bursave studentore do të avancohet.

RAPORTO