Zyba e Konjufca fillojnë takimet në Dubravë, aty ku u mbajtën zgjedhjet e para në vitin 1992

25.01.2021

Në kuadër të takimeve me qytetarë dega e Lëvvizjes Vetëvendosje në Suharekë ka zhvilluar takime në fshatin Dubravë, Mushtisht, Maqitevë dhe Studençan. Takimi i parë filloi në fshatin Dubravë, aty ku në vitin 1992 u mbajtën zgjedhjet e para. Kandidatët për deputet, Glauk Konjufca, Salih Zyba dhe Drita Millaku diskutuan me qytetarët për nevojën e […]

Zyba e Konjufca fillojnë takimet në Dubravë, aty ku u mbajtën zgjedhjet e para në vitin 1992 Foto: Ilustrim

Në kuadër të takimeve me qytetarë dega e Lëvvizjes Vetëvendosje në Suharekë ka zhvilluar takime në fshatin Dubravë, Mushtisht, Maqitevë dhe Studençan.

Takimi i parë filloi në fshatin Dubravë, aty ku në vitin 1992 u mbajtën zgjedhjet e para.

Kandidatët për deputet, Glauk Konjufca, Salih Zyba dhe Drita Millaku diskutuan me qytetarët për nevojën e mobilizimit për këto zgjedhje dhe për rëndësinë që kanë.

Ndryshe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje nga Suhareka, Salih Zyba, në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin #110.