Zgjedhjet e 14 shkurtit, KQZ pranon 15 mijë e 966 pako me fletëvotime nga diaspora

Kanë mbetur edhe pak ditë, ku qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’iu drejtohen kutive të votimit e të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Po ashtu është duke vazhduar edhe votimi me postë nga bashkatdhetarët, ku zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka bërë të ditur se ky institucion është duke vazhduar të pranojë pako me fletëvotime nga jashtë vendi.

Elezi ka bërë të ditur se deri tani kanë pranuar 15 mijë e 966 pako me fletëvotime.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës.

Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966”, ka thënë ai.

Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.

RAPORTO