Zëdhënësi i PDK-së thotë se Kurtit i është rritur pasuria nga 0 në 400 mijë euro

16.01.2021

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi, po thotë se liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nga zero euro sa ka deklaruar në vitin 2014 pasuria një vit më vonë i është shuar në 85 mijë euro para të gatshme. Bytyçi ka publikuar të dhëna nga faqja e Lëvizjes “FOL”, dhe ka thënë se pasuria e patundshme […]

Zëdhënësi i PDK-së thotë se Kurtit i është rritur pasuria nga 0 në 400 mijë euro Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi, po thotë se liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nga zero euro sa ka deklaruar në vitin 2014 pasuria një vit më vonë i është shuar në 85 mijë euro para të gatshme.

Bytyçi ka publikuar të dhëna nga faqja e Lëvizjes “FOL”, dhe ka thënë se pasuria e patundshme e Kurtit nga zero sa ka qenë në vitin 2019 ka shkuar në 400 mijë euro një vit më vonë.

“Albin Kurti deri në vitin 2014 ka pasur Zero (0) euro para të gatshme. Për një vit më vonë (2015) i bëri 85 mijë euro, duke mos shpenzuar as edhe një cent nga këto para për tri vitet e ardhshme.

Pastaj, nga viti 2019 deri në vitin 2020 pasuria e tij e patundshme është  rritur nga 0 në 400 mijë euro, duke i mbetur 10 mijë euro të tjera të gatzhme + gati 40 mijë euro vetëm pagë vjetor”, ka shkruar Bytyçi në profilin e tij zyrtar.

Zyrtari i PDK’së thotë se Kurti sa më shumë që ka pushtet aq më shumë po i shtohet pasuria.

“Sipas deklarimit të pasurisë të vet z. Kurti, sa ma shumë po ka pushtet, aq ma i pasur edhe po bëhet. Këtë nuk po e them unë, por vet deklarimi i tij i pasurisë”, ka shtuar tutje.

Bytyçi thotë se një gjë e tillë vlen edhe për figura tjera të VV’së, meqë sipas tij, jo rasisht kanë dalë grupi më I pasur parlamentar në legjislaturën e fundit.

“Ky parim vlenë edhe për shume figura të tjera të Lëvizjes Vëtëvendosje, jo rasisht ishin grupi parlamentar më i pasur në legjislaturën e kaluar”, ka përfunduar Bytyçi.