Zëdhënësi i PDK-së për Kurtin: Ka gënjyer e mashtruar tash e 20 vite
Zëdhnësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se Albin Kurti ka gënjyer e mashtruar tash e 20 vite. Bytyçi përmes një postimi në facebook ka shkruar se Albin Kurti nuk ka program, përvojë, dije dhe konsistencë. Sipas tij këto janë disa nga arsyet se përse Kurti nuk po del në debat publik […]
Zëdhnësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se Albin Kurti ka gënjyer e mashtruar tash e 20 vite.
Bytyçi përmes një postimi në facebook ka shkruar se Albin Kurti nuk ka program, përvojë, dije dhe konsistencë.
Sipas tij këto janë disa nga arsyet se përse Kurti nuk po del në debat publik me Enver Hoxhajn.
“20 vjet mashtrim, gënjeshtër dhe populizem. Është më se e kuptueshme se pse z. Kurti nuk ballafaqohet me prof. Enver Hoxhajn në debat” ka shkruar Bytyçi.
Postimi i plotë:
“Unë mendoj se ne duhet të jemi të sinqertë për të pasur një marrëveshje të qëndruar, ne duhet të bëjmë kërkesa ndaj njëra-tjetrës. Serbia ka disa kërkesa për Kosovën edhe ne gjithashtu dhe t’I vendosim në tavolinë kërkesat tona për të pasur një dialog të drejtë”.
“Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër.”
Albin sh-Kurti, 2021
Koment:
20 vjet mashtrim, gënjeshtër dhe populizem. Është më se e kuptueshme se pse z. Kurti nuk ballafaqohet me prof. Enver Hoxhajn në debat;
z. Kurti nuk ka:
1. Program
2. Pervojë/dije (edhe jo këtu nuk kryen punë njohuritë e tij për telat e bakrit)
3. Konsistencë