VV në takim me norvegjez: Po presim të korigjohet padrejtësia e KQZ-së dhe PZAP-it

28.01.2021

Kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, të shoqëruar nga përfaqësuesi special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad. Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti iu ka thënë ‘miqve’ se po presin që të korigjohen padrejtësitë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin […]

VV në takim me norvegjez: Po presim të korigjohet padrejtësia e KQZ-së dhe PZAP-it

Kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, të shoqëruar nga përfaqësuesi special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti iu ka thënë ‘miqve’ se po presin që të korigjohen padrejtësitë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e deputetëve.

Njoftimi i plotë:

Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Arne Sannes Bjørnstad, të shoqëruar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Grøndahl, sot i priti në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, së bashku me ish ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

LEXO EDHE:  Kurti: E rritëm numrin e të punësuarve, e luftuam krimin e korrupsioinin

Në këtë takim u fol për zgjedhjet që po afrojnë, përgatitjet që jemi duke i bërë, dhe për procesin e certifikimin të subjekteve politike që ende nuk është përmbyllur.

Duke theksuar faktin se e drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur është e drejtë themelore kushtetuese e vendeve demokratike, e njoftuam z. Bjornstad që tashmë kemi dërguar edhe një ankesë në Gjykatën Supreme prej ku edhe presim të korrigjohen padrejtësitë e shkaktuara nga vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së.

Përgjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes nesh.

Etiketat