LVV-ja, pas vendimit të Supremes: Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur

29.01.2021

Gjykata Supreme ia ka pranuar pjesërisht ankesën Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë. Supremja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kandidatëve Liburn Aliu dhe Labinotë Demi-Murtezajt, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërsa kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk i’u leja kandidimi në zgjedhjet e 14 […]

LVV-ja, pas vendimit të Supremes: Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur Foto: Ilustrim

Gjykata Supreme ia ka pranuar pjesërisht ankesën Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë.

Supremja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kandidatëve Liburn Aliu dhe Labinotë Demi-Murtezajt, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë.

Ndërsa kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk i’u leja kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Arbërie Nagavci nga VV-ja, ku ka thënë që qeveria Kurti 2 është e pashmangshme dhe e shumë pritur.

Ajo theksoi se do ta përkrahin Kurtin edhe më tutje.

Postimi i plotë i saj:

Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur.

E nderuar që në rrugëtimin poltik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur.

Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës.