Votuesit e regjistruar jashtë vendit hiqen nga listat votuese në Kosovë

30.01.2021

Ka mbetur vetëm edhe pak kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet që të dal me raportin e detajuar për sa i përket periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Sa i përket periudhës së votimit përmes postës, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bën të ditur se do të realizohet në […]

Votuesit e regjistruar jashtë vendit hiqen nga listat votuese në Kosovë Foto: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Ka mbetur vetëm edhe pak kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet që të dal me raportin e detajuar për sa i përket periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Sa i përket periudhës së votimit përmes postës, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bën të ditur se do të realizohet në një afat kohor prej 10 ditësh, gjegjësisht nga data 2 shkurt deri më 12 shkurt.

Elezi ka thënë  se të gjithë ata që janë regjistruar me sukses si votues jashtë Kosovës do të largohen nga lista e votuesve në Kosovë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përpilojë listën e votuesve jashtë Kosovës, e cila përmban të dhënat e atyre votuesve që me sukses janë regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe duhet që këta emra t’i largojë nga lista votuese, e cila shpërndahet në vendvotime nëpër Kosovë, në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt”, ka thënë  ai, për Kosovapress.

Elezi theksoi se në një afat shumë të shkurtër do të dalin edhe me raportin e detajuar për votuesit jashtë vendit.