Voton Vjosa Osmani: Sot është ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre

U.D e Presidentit, Vjosa Osmani ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare.

Osmani së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadriun ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual.

Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, ftesë e veçantë për të gjitha vajzat dhe gratë”, ka thënë ajo.

Po ashtu Osmani ka falënderuar edhe mërgatën, ku kanë marrur pjesë në votime përmes postës.

“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë mërgatën tonë, që kanë bërë një sakrificë të madhe duke ardhë e duke marrë pjesë në votime përmes postës”, ka thënë e njejta.

RAPORTO