Voton Albin Kurti: Sot është ditë e bardhë, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë

14.02.2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër nga radhët e këtij subjekti politik, Albin Kurti ka votuar sot. Kurti ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ai pas votimit ka dhënë një prononcim për media, ku ka thënë se sot është ditë e bardhë, ashtu si do […]

Voton Albin Kurti: Sot është ditë e bardhë, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër nga radhët e këtij subjekti politik, Albin Kurti ka votuar sot.

Kurti ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Ai pas votimit ka dhënë një prononcim për media, ku ka thënë se sot është ditë e bardhë, ashtu si do të jetë edhe e ardhmja jonë.

“Sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevoje për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet, sot kjo nevojë është e drejtë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit, sot duhet të votojmë.

Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”, ka thënë Albin Kurti.