Votimi nga diaspora, Vjosa Osmani letër KQZ-së: Vota s’mund të kushtëzohet me një telefonatë

11.01.2021

U.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me procesin e votimit dhe verifikimit të aplikimeve për votim të mërgatës. Osmani ka thënë se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. “E drejta […]

Votimi nga diaspora, Vjosa Osmani letër KQZ-së: Vota s’mund të kushtëzohet me një telefonatë Foto: Ilustrim

U.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me procesin e votimit dhe verifikimit të aplikimeve për votim të mërgatës.

Osmani ka thënë se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“E drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.”

Tutje, Osmani ka thënë se e drejta e votës nuk mund të kushtëzohet me një telefonat.

“Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë. Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante” ka shkruar në facebook u.d së presindentës, Vjosa Osmani.