Vjosa Osmani e fton diasporën të regjistrohet për të votuar më 14 shkurt

16.01.2021

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ajo me anë të një videoje ka thënë se Kosova është shtëpia e mërgatës. “Mërgatë e dashur, periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës do të përfundojë më 21 janar […]

Vjosa Osmani e fton diasporën të regjistrohet për të votuar më 14 shkurt Foto: Ilustrim

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo me anë të një videoje ka thënë se Kosova është shtëpia e mërgatës.

“Mërgatë e dashur, periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës do të përfundojë më 21 janar 2021, në orën 18 sipas orës lokale në Kosovë”.

“Ndani pakë kohë nga angazhimi i juaj çmueshëm duke u regjistruar për votim në mënyrë që më 14 shkurt, me votën tuaj ta mbani dhe forconi lidhjen me atdheun. Me 14 shkurt, ju keni mundësin që me votën tuaj ta jepni kontributin për një Kosovë më të mirë. Kosova është shtëpia juaj, është shtëpia jonë e përbashkët”, ka thënë Osmani.