Vetëvendosje: Më 14 shkurt votojmë bashkë për krejt dhe me krejt, sepse vetëm bashkë është e mundshme

03.02.2021

Lëvizja VETËVENDOSJE! sot edhe zyrtarisht ka filluar fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt. Hapjen e kësaj fushate e bëri kandidati për kryeminstër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti njëherit edhe kryetar i këtij subjekti si dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani. “Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti me presidenten, Vjosa […]

Vetëvendosje: Më 14 shkurt votojmë bashkë për krejt dhe me krejt, sepse vetëm bashkë është e mundshme Foto: Ilustrim

Lëvizja VETËVENDOSJE! sot edhe zyrtarisht ka filluar fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Hapjen e kësaj fushate e bëri kandidati për kryeminstër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti njëherit edhe kryetar i këtij subjekti si dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani.

“Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti me presidenten, Vjosa Osmani, para pjesëmarrësve në veturat e parkuara te ‘Pallati i Rinisë’, dhe mijëra qytetarëve që po e ndiqnin ngjarjen nga shtëpitë e rrjetet sociale, hapën sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për qeverinë e shumicës që po vjen me 14 shkurt”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje në Facebook.

“Nga të gjitha rrugët e jetës e për të njëjtin ideal, me të gjitha dëshirat dhe për të njëjtat ëndrra, me respekt për vetveten si punëtorë e gra, të papunë e të rinj, shqiptarë e pakica, krejt bashkë rendim drejt 14 shkurtit për vetëvendosje, për numrin 127.

Për punën e sigurtë e me dinjitet, për shëndetin individual përmes shëndetësisë publike, për rininë e edukuar dhe profesionale, për gratë me punë e me barazi, për fermerët me tokat në prodhim, më 14 shkurt votojmë bashkë për krejt dhe me krejt, sepse vetëm bashkë është e mundshme”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.