Vetëvendosje e sheh të nevojshëm rikthimin dhe ‘trashjen’ e reciprocitetit ndaj Serbisë

08.01.2021

Gjatë qeverisjes së tij si kryeministër në detyrë, Albin Kurti, në mars të vitit 2020 kishte marr vendim që të hiqej taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe të vendosej masa e reciprocitetit. Asokohe Kurti kishte bërë të ditur se ky vendim të mbetej në fuqi deri më 15 qershor, mirëpo me ardhjen në qeveri të […]

Vetëvendosje e sheh të nevojshëm rikthimin dhe ‘trashjen’ e reciprocitetit ndaj Serbisë Foto: Ilustrim

Gjatë qeverisjes së tij si kryeministër në detyrë, Albin Kurti, në mars të vitit 2020 kishte marr vendim që të hiqej taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe të vendosej masa e reciprocitetit.

Asokohe Kurti kishte bërë të ditur se ky vendim të mbetej në fuqi deri më 15 qershor, mirëpo me ardhjen në qeveri të kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë” kishte thënë Hoti.

Por siç duket ky nuk është fundi sa i përket masave të reciprocitetit. Përparim Kryeziu, zëdhënës i LVV-së, thotë se besojnë që reciprociteti duhet të ekzistojë si parim në raport me Serbinë dhe se ka qenë gabim kur është larguar. Është i nevojshëm që të rikthehet e më pastaj edhe të trashet, ashtu siç ishte edhe plani i qeverisë Kurti I.