Vendos KQZ, fushata zgjedhore zgjatë 10 ditë

07.01.2021

Në mbledhjen e parë të Komisionit Qendror Zgjedhor pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme janë caktuar afat kohore për aplikimin e subjekteve politike, certifikimin e tyre dhe fushatën zgjedhore. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në fjalën e saj gjatë mbledhjes bëri të ditur afatet kohore si në vijim:– nga data 8 janar deri më 16 […]

Vendos KQZ, fushata zgjedhore zgjatë 10 ditë Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e parë të Komisionit Qendror Zgjedhor pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme janë caktuar afat kohore për aplikimin e subjekteve politike, certifikimin e tyre dhe fushatën zgjedhore.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në fjalën e saj gjatë mbledhjes bëri të ditur afatet kohore si në vijim:
– nga data 8 janar deri më 16 janar (aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve për certifikim)
– nga data 1 shkurt (renditja e subjekteve politike në fletvotim)
– nga data 3 shkurt deri më 12 shkurt (fushata zgjedhore), shkruan SuharekaOnline.

Ajo tutje ka shtuar se periudha e votimit me postë, fillon nga 2 shkurti dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.

Ndër tjera ajo ka bërë të ditur se opinioni do të informohet përmes uebfaqes së KQZ-së.

Kujtojmë se më 6 janar u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ka shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës më datën 14 shkurt 2021.