Thaçi dhe të tjerët aplikojnë për votim nga qendra e paraburgimit në Hagë

20.01.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së martë, 19 janar, ka pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë paraqitur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni […]

Thaçi dhe të tjerët aplikojnë për votim nga qendra e paraburgimit në Hagë Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së martë, 19 janar, ka pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë paraqitur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Rexhep Selimi, Nasim Harandinaj dhe Sali Mustafa.

Të gjitha këto aplikimet janë verifikuar personalisht dhe janë regjistruar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka falënderuar për bashkëpunim administratën e Dhomave të Specializuara.

Po ashtu, KQZ falënderoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Holandë që ka ndihmuar në komunikim me Dhomat e Specializuara.