Tensione në KQZ, Daka: Jemi shndërruar në institucion ku partitë po i shpalosin platformat politike

29.01.2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se partitë politike po e përdorin këtë institutcion për të shpalosur platformat e tyre politike. Daka gjithashtu ka kërkuar nga anëtarët e KQZ që të flasin. “Shkresat që mi dërgojnë i kontrollojnë dhe unë e barti çdo përgjegjësi për të gjitha shkresat çka i nënshkruajë”. […]

Tensione në KQZ, Daka: Jemi shndërruar në institucion ku partitë po i shpalosin platformat politike Foto: Ilustrim

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se partitë politike po e përdorin këtë institutcion për të shpalosur platformat e tyre politike.

Daka gjithashtu ka kërkuar nga anëtarët e KQZ që të flasin.

“Shkresat që mi dërgojnë i kontrollojnë dhe unë e barti çdo përgjegjësi për të gjitha shkresat çka i nënshkruajë”.

Por, me këtë nuk është pajtuar anëtari i VV-së Sami Kurteshi pasi që ai ka thënë se kanë të drejtë t’i bartin kërkesat e partive në KQZ.

“Nuk kanë kaluar listat dhe kush ka propozuar që të bëhet një selektim, propozojmë që listat të mos miratohen dhe këtë vendim nuk e ka marr KQZ-ja”.

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Operacioni i hapjes së emailave është përfunduar dhe tash jemi në fazën e procesimit të dhënave që konsiderojmë të përfundojë sot”.

“Mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes e-mail deri më tani”.